Rizvani kthehet te Teuta, tani me rol të ri

Bledian Rizvani kthehet në shtëpi. Portieri durrsak është trajneri i ri i portierëve tek Teuta, duke u bashkuar me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi, që ka ribërë stafin në Durrës.

Rizvani ka qenë pjesë e Teutës për më shumë se një dekadë, duke luajtur mbi 150 ndeshje me “Djemtë e Detit”, me të cilët luajti tre sezone në Europa League.

32-vjeçari u largua në fillim të vitit të shkuar për faktin se nuk po luante më rregullisht dhe gjysmë sezoni e kaloi te Bylisi, ndërsa verën e shkuar shkoi te Erzeni, por u dëmtua rëndë që në debutim, më 16 shtator.

Tashmë Rizvani e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe nis një karrierë të re, me synimin për t’u bërë po aq i suksesshëm me Teutën sa në kohën kur ishte portier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *