Rizespori zbulon një goleador, ofertë për pasuesin e Muriqit

0

Vedat Muriqi bëri një sezon të shkëlqyer në Turqi me ekipin e Rizesporit, ku në ndeshje, shënoi gola. Bomberi i sulmit bëri paraqitje shumë të mira edhe me përfaqësuesen e Kosovës, duke qenë i rëndësishëm për teknikun Shaland si në UEFA Nations League, ashtu dhe në kualifikueset e Euro2020. Parqitjet shumë të mira të Muriqit bënë që Fenerbaçe ta marrë në ekip, si një armë e shtuar dhe një përforcim i sulmit. Rizespori ishte i pafuqishëm për ta ndaluar këtë transferim, pasi dhe vetë sulmuesi dardan preferonte një kalim te gjiganti turk.

Pas largimit të Muriqit, Rizespori ka filluar skautimin për të gjetur pasuesin e tij dhe duket se ka zbuluar një “vrasës” para porte dhe një goleador të lindur. Ai është ukrainasi Habib Eseola, i cili aktivizohet në radhët e Kairat. Gjatë vitit 2019, 28-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, statistika këto që kanë tërhequr interesin e skuadrës turke, që e ka piketuar si pasuesin ideal të Muriqit.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.