Rivaliteti mes Ronaldos dhe Mesit, argjentinasi e thotë hapur: Më dhembi kur Ronaldo më barazoi

Leo Mesi ka ngritur lart për herë të gjashtë trofeun më pestigjoz për një futbollist, atë të Topit të Artë. Këtë herë rivaliteti me kundërshtarin e tij më të madh të kësaj decade nuk ishte shumë i fortë, teksa argjentinasi shihej dukshëm favorit për të marrë këtë çmim.

Nëse më parë do të ishte Ronaldo ai që do të shfaqte gjithnjë ambicien dhe egon e tij të madhe në raport me sulmuesin e Barcelonës, këtë herë ishte pikërisht ky i fundit që ka çuditur paksa me deklaratën e tij pas marjes së trofeut. Mesi është shprehur se i pëlqen të jetë i vetëm në këtë garë dhe barazimi i Ronaldos me pesë Topa të Artë nuk i pëlqeu shumë.

“Nga njëra anë më pëlqentë të kisha pesë Topa të Artë dhe të isha unik në këtë pjesë. Më duhet ta pranoj se kur Ronaldo më barazoi, më dhembi pak, pasi nuk isha më i vetëm në krye. Por në atë kohë Ronaldo e meritonte të fitonte Topin e Artë dhe unë nuk mund të bëja asgjë më tepër”, ka thënë Mesi./Sport Ekspres/