Rivalitet i ashpër me Dortmundin, Rumenige ka diçka për të thënë!

0

Bundesliga pritet të dhurojë spektakël këtë vit. Bajerni si gjithmoën mbetet mjaft lart, por Borusia e Dortmundit me blerjet e kësaj merkatoje i është bashkuar bavarezëve në “fron”.
Që tani premtohet një rivalitet i ashpër. Dormtundi i ka forcuar të gjithë repartet, ndërkohë që Bajernit i duhet një mbrojtës krahu për të kaluar Kimish në mesfushë, dhe një sulmues krahu për të zënë hapësirën e lënë bosh nga dyshja “Robbery”.

Karl Heinz Rumenige përtej nevojave të Bajernit mendon se titulli do të vijë për herë të shtatë radhazi në Mynih. Ai shton se janë në kërkim të një sulmuesi krahu, por nuk premton asnjë emër. Thotë se do të formojnë një skuadër shumë të mirë.

“Kampionati do të vendoset përsëri nga ne. Do e fitojmë për herë të shtatë radhazi. Sezonin e kaluar kishte konkurencë dhe kjo na pëlqen. Është shumë e drejtë që pas atyre investimeve dhe sezonit të vjetshëm, Dortmund të shpallë objektivin titull. Na duhet dhe jemi në merkato për një sulmues krahu. Nuk dua të premtoj asnjë emër. E vetmja gjë që ju them është se do të ndërtojmë një ekip shumë të mirë. Mbrojtja është mirë, por nuk dihet se çfarë ndodh deri në fund të merkatos”, u shpreh drejtori ekzekutiv i bavarezëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.