Rivali nga Andorra është amator, por na jep disa leksione të hidhura

Skënderbeu do të përballet sot me UE San Zhulian (Unió Esportiva Sant Julià) e Andorrës në Europa League dhe në teori është një ndeshje pa histori, sepse ish-kampionët e Shqipërisë përballen me një skuadër modeste, që luan futboll për hobi dhe në radhët e saj nuk ka asnjë futbollist profesionist. Edhe në treg, vlera e UE San Zhulias është sa gjysma e Liridon Latifit dhe nuk është se pretendon të blejë e shesë futbollistë, apo të bëjë emër në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, duke lënë mënjanë ironitë me faktin se futbollistët e San Zhulias gjatë ditës punojnë në punë të tjera me të cilat mbajnë familjet (ndoshta kanë paga shumë herë më të mira se një pjesë e madhe e shqiptarëve), ajo që të bën përshtypje është organizimi i një klubi amator, që na jep leksion dhe na turpëron.

Presidenti i San Zhulias, Albert Karnise, gjatë shortit të kupave të Europës në Nion, para pak ditësh

UE San Zhulia ka një faqe në Twitter dhe një tjetër në Facebook, ku është jashtëzakonisht aktive, edhe pse ka diku te 500 fansa. Imagjinoni të kishin fansa sa Skënderbeu, Partizani, Tirana e klubet e tjera shqiptare!

Disa postime në ditë, foto, video dhe njoftime e deklarata në mënyrë të vazhdueshme, organizim dukshëm superior ndaj gjithë klubeve shqiptare, që në Twitter nuk janë fare aktivë dhe në Facebook me zor postojnë një herë në ditë, apo qëndrojnë disa ditë pushim kur vjen ndonjë humbje, aq sa tifozët e irrituar nisin nga ofendimet, në pritje që dikush të postojë ndonjë informacion a reagim.

Edhe organizimi i klubit duket në nivel të lartë, me uniforma zyrtare dhe rregull.

Fotot nga stadiumi i vet në Andorra tregojnë se bëhet fjalë për një stadium të vogël, por mjaft modern. Sa për të krijuar një ide: a e dini që Partizani e Tirana do të luajnë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 17.00, për shkak se sistemi i ndriçimit nuk konsiderohet i përshtatshëm për të luajtur në kupat e Europës në mbrëmje? E pra, San Zhulia-Skënderbeu javën e ardhshme do të luhet në orën 20.30!

Image may contain: outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *