Rivali Maksi Lopez: Ka një arsye pse Ikardi nuk grumbullohet nga Argjentina

0

Në Argjentinë janë të përçarë në lidhje me këtë temë, në Itali sidomos tifozët e Interit habiten si ka mundësi që Mauro Ikardi nuk është pjesë e kombëtares argjentinase, edhe pse shënon me një rregullsi impresionuese, duke e bërë një ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Një shpjegim për përjashtimin e Ikardit (mungon prej 4 vitesh në kombëtare) mundohet ta japë armiku i tij më i madh, Maksi Lopez, i cili ka qenë i martuar me Uanda Narën, para se biondja seksi të vendoste ta braktiste për Ikardin, duke i marrë edhe fëmijët.

Sipas Maksi Lopezit, fajin e ka vetë Ikardi: “Nuk është çështje cilësie, sepse ekziston një arsye tjetër pse Ikardi nuk bën pjesë te Albiceleste. Bota e futbollit është xheloze kur një lojtar ekspozohet së tepërmi në media. Topi ka rregulla dhe kur dikush gabon, e paguan. Edhe në jetë është e njëjta gjë.

“Do të më pëlqente të bisedoja privatisht me Mauron, por nuk kam pasur mundësi, sepse kanë vënë fëmijët në mes.

“Më kanë ofruar shpesh të shkruaj një libër. Imagjinoni sikur të tregoja gjithçka më ka ndodhur, por preferoj ta mbaj për vete. Librat duhet t’i shkruajnë kampionët. Kampionët e së vërtetës”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image