Rivali i Partizanit humbet miqësoren, tre gola nga AEL-i dhe një… dem në fushë

Botevi i Plovdivit ka zhvilluar sot miqësoren e dytë dhe të fundit në prag të përballjes me Partizanin në Europa League.

Skuadra bullgare u mund 1-0 nga Pelisteri maqedonas para 3 ditësh, ndërsa sot u mund 3-1 nga AEL i Limasolit.

Skuadra qipriote shënoi që në minutën e nëntë të ndeshjes, por Botevi barazoi me Stojanov në minutën e 61-të.

Më pas, shumë ndërrime dhe ritëm i ulët, ndërsa AEL shënoi 2 gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Në pjesën e parë Botevi aktivizoi më të mirët, duke përfshirë mesfushorin Todor Nedelev, i cili ende nuk dihet a do të luajë në të dyja ndeshjet kundër Partizanit, sepse huazimi io tij nga Mainci përfundon më 30 qershor.

Në minutën e 29-të ndeshja u ndal për disa momente, sepse një… dem u fut në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *