Rivali i Muriqit/ Festimi domethënës, Falcao shënon në debutim dhe bën kapon e tifozëeve

Ashtu siç edhe pritej, Radamel Falcao do të jetë rivali i sulmuesit shqiptar më në formë të momentit, Vedat Muriqit. Nga ana tjetër lojtari i njohur në Europë nënshkroi së fundmi me Galatasarain, ndërsa në ditën e sotme ka shënuar në debutim. Një gol i ardhur falë devijimit të kundërshtarit, por ajo gjuajtje ka mjaftuar që skuadra e Falcaos të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Kasimpasa.

Sa i përket festës, është një paralajmërim më vete, teksa kolumbiani vendosi dorën pak më lartë syve, si për të treguar se nuk po i sheh rivalët. Në fund ka vend edhe për një festë të madhe, ndërsa Falcao ka bërë kapon e tifozëve, për të ngritur gjithë stadiumin në këmbë sipas urdhërave të tij. Pasi te Galatasarai nuk është vetëm një lojtar i thjeshtë si gjithë të tjerët, por një idhull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *