Rivali i Kukësit “blindon” mbrojtjen

Pas largimeve të rëndësishme në fund të sezonit të shkuar, Sherifi i Tiraspolit është futur fuqishëm në merkato dhe prej ditësh po përforcohet ndjeshëm.

Sot ka ardhur edhe përforcimi i fundit, sepse është prezantuar zyrtarisht qendërmbrojtësi Veaceslav Posmac. Bëhet fjalë për një futbollist 26-vjeçar nga Moldavia, pikë kyçe e Daçias në 5 sezonet e fundit.

Titullar fiks edhe te kombëtarja e Moldavisë, Posmac shkëlqeu edhe sezonin e fundit dhe tashmë ka arritur marrëveshjen me Sherifin, sepse kontrata me Daçian i kishte përfunduar.

Një përforcim serioz për kampionët moldavë, që kanë zëvendësuar më së miri qendërmbrojtësin serb Vujadin Saviç, i transferuar te Crvena Zvezda në Beograd.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *