Ritakim pas 17 vitesh, Bulku dhe Koldo tani përballen si trajnerë

Më 17 prill të  vitit 2002, Andorra regjistroi fitoren e dytë në histori. Përfaqësuesja nga shteti i ndodhur mes maleve Pirenej sapo kishte mundur Shqipërinë në një ndeshje miqësore me rezultatin 2 – 0.

Thuajse 17 vite më vonë, takohemi sërish, kësaj radhe në një ndeshje zyrtare. Si për ironi të fatët trajnerët aktual të të dy përfaqësueseve kanë qenë 17 vite më parë përballë njerit-tjetrit në fushën e lojës.

Ervin Bulku u aktivizua në atë ndeshje si rezervë, ndërsa homologu i tij Koldo ishte ai që mbajti të paprekur portën e Andorrës përgjatë 90 minutave. Sot takohen sërish, por kësaj radhe të veshur me kostumin e trajnerit.

Andorra drejtohet që prej vitit 2010 nga Koldo. Progresi është mbresëlënës, sidomos gjatë viteve të fundit. Në 2017-ën mundën Hungarinë me rezultat 1 – 0, ndërsa pësuan një humbje dinjitoze 2 – 0 ndaj Portugalisë së “Kristiano Ronaldos&Co”.

Ndeshja e luajtur në vitin 2002

Të nesërmen është e sigurt se nuk do ta kemi fare të thjeshtë. Kombëtarja nga vendi me rreth 70 mijë banorë është kthyer në një kockë të fortë në shtëpi dhe këtë e dëshmon fakti që në nuk u mundën në asnjë takim në tri ndeshjet e zhvilluara në “Nations League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *