Risia unike nga klubi suedez, tifozët mund të blejnë biletën e… përjetshme!

0

Klubi kampion i Suedisë AIK është i pari në botë që ofron një biletë të përjetshme. Çmimi është mjaft i kripur, 190000 krona suedeze, ose 18.500 euro. Kosto tepër e lartë bëri që shumë vetë të tallen me këtë risi të çuditshme. Por, një muaj pas hedhjes në treg erdhi blerësi i parë.

Magnus Kak, një tifoz 43-vjeçar është blerësi i parë i një bilete të përjetshme. I pyetur se përse pranoi të harxhonte këtë shumë kaq të madhe, ai u justifikua me faktin se falë kësaj bilete ai është pjesë e historisë së klubit.

“Shumë vetë mendojnë që jam i çmendur, por për mua është diçka mjaft e rëndësishme që të bëhem pjesë e historisë së klubit që unë mbështes”, tha 43-vjeçari në një intervistë për medien suedeze “SVT Sport”.

Drejtori i klubit të AIK e ka pranuar haptazi se bileta e përjetshme nuk është aspak në leverdi të tifozëve, por ata pak persona që kanë mundësi dhe dëshirojnë të ndihmojnë klubin mund ta blejnë si një formë donacioni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.