Risia e futbollit spanjoll, revolucion dhe formati i ri për Kupën e Mbretit

Spanja po mendon të bëjë një revolucion në futboll. Federata iberike e futbollit (RFEF) po studion të modifikojë Kupën e Mbretit dhe presidenti Luis Rubiales është gati për të propozuar një ndryshim të madh të formatit të kompeticionit të dytë të rëndësishëm në vend.

Siç raporton “AS”, Kupa e Mbretit do të zhvillohet me ndeshje teke deri në fazën çerekfinale, ndërsa më pas do të aplikohet sistemi “Final Four” mes katër ekipeve, i përdorur në Ligën e Kombeve.

Gjysmëfinalistet do të luajnë midis tyre në një qytet që nuk është zgjedhur akoma, por që do të zhvillohet në Madrid, Barcelonë, Sevilje, ose Valencia. Ky model mbështetet dhe nga presidenti i Ligës, Hoze Tebas, por një gjë e tillë duhet të marrë aprovimin e klubeve, sidomos klubeve të mëdha.

Ata duhet të nisin të luajnë në të gjitha raundet me eliminim dhe duhet të bien dakord për faktin që ndeshjet do të luhen në fushën e ekipit më të dobët. Nga ana tjetër, formati i ri iu siguron klubeve më shumë të ardhura nga të drejtat televizive, ndërsa pritet dhe një riorganizim i kalendarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *