Risia e Bajernit, teste anti-bombë në “Alianz Arena”

Alianz Arena është një nga stadiumet më të sigurt dhe më modernë në botë. Megjithatë, kjo nuk mjafton për Bajernin e Mynihut që do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin e impiantit sportiv.

Sipas raportimeve të Bild, klubi bavarez do të testojë në vitin 2020 një sistem të ri të kontrollit të tifozëve, të quajtur Hexwave.

Hyrja në stadium do të monitorohet nga skaner, që do ju mundësojnë stjuartëve të kontrollojnë çdo qese apo çantë shpine. Tifozët do të kalojnë në skaner dhe do të zhduken radhët e gjata.

Ky sistem sigurie do të identifikojë menjëherë personat, të cilët kanë armë ose bomba me vete, duke rritur sigurinë e stadiumit të rekordmenëve gjermanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *