Risi/ Tirana përqafon nismën e Bundesligës, sjell në stadium tifozët në mënyrën e saj

Tirana ka përqafuar nismën e ardhur nga Bundesliga. Foto me fytyrat e tifozëve bardheblu kanë qenë prezente në stadiumin “Selman Stërmasi“ në takimin e sotëm kundër Besëlishjes. Ndeshja është e vlefshme për fazën çerek-finale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa tirana është duke fituar bindshëm, duke mos bërë të njëjtin gabim si Partizani.

Tifozët bardheblu kanë vendosur të mbështesin kështu ekipin e tyre. Edhe pse nuk kanë mundur të jenë prezentë në shkallët e stadiumit për të gëzuar seksesin së bashku me skuadrën për shkak të masave të marra prej pandemisë Covid-19, tifozët e Tiranës kanë lënë një pjesë të tyre në tribuna. Një risi kjo për kampionatin shqiptar, teksa kryeqytetasit janë të parët që sjellin këtë mënyrë për të abehur mungesën e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *