Risi te Partizani, Gegës i vjen dëshira e merkatos

Partizani vijon me përgatitjet në Turqi, ndërkohë që ka lajme të reja. Sot në seancën stërvitore është bashkuar edhe mesfushori Dilaver Duka. Një lëvizje e paralajmëruar nga drejtori Olsi Rama, i cili pat deklaruar se ai do të jetë në provë për pak ditë.

Mesfushori karrierën e tij e ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka arritur të luajë edhe në MLS. Trajneri Skënder Gega e njeh lojtarin në fjalë dhe mbetet për t’u parë se ccfarë do të ndodhë.

NJOFTIMI – “Ekipi vijon me intensitet të lartë përgatitjet në Antalia me dy seanca në ditë. Me skuadrën sot në Hotel “Miracle Resort” ku ekipi po zhvillon minifazën përgatitore, është bashkuar edhe Dilaver Duka. Mesfushori 29 vjeçar është vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, përgjatë seancës së pasdites. Të mërkurën ekipi do të zhvilloj edhe testin e parë miqësor me turqit e Sivasspor, ndeshje e cila do të luhet në 13:00 me orën shqiptare”, shkruan klubi i kuq në sajtin zyrtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *