Risi në Angli, merkato fillon që në maj!

Bordi i drejtuesi i Premier League ka vendosur që të hapë periudhën e merkatos për transferimet brenda Anglisë më datë 16 maj. Në të shkuarën klubeve i është dashur të presin deri më 1 qershor për këtë zyrtarizuar blerjet e merkatos së verës.

Megjithatë, nuk ka lehtësime për lojtarët e blerë nga jashtë Anglisë. Çdo futbollist që transferohet nga një kampionat i huaj duhet të presë minimumi deri më datë 11 qershor.

Fundi i merkatos do të jetë 8 gushti, një ditë para fillimit të sezonit të ri të Premier League, rregull ky që është vënë në fuqi prej dy vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *