Riorganizohet Kombëtarja e femrave

0

 

 

 

Trajneri Hasan Gurabardhi ka shpallur listën e volejbollisteve që do të stërviten javën që vjen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

 

Florian Behlula

 

Volejbollistet tona më të mira do të kenë mundësinë të grumbullohen më 25 shkurt, ku do të zhvillojnë stërvitjen e parë te pallati i sportit “Asllan Rusi” nën drejtimin e trajnerit të Kombëtares, Hasan Gurabardhi. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, tekniku i volejbollit të femrave do të grumbullojë 24 volejbolliste për të kryer seancën e parë stërvitore. Të gjitha lojtaret që do të vihen nën urdhrat e Gurabardhit janë pjesë e kampionatit shqiptar. Kështu, janë 5 organizatore, duke filluar nga ajo e ekipit kampion të Barleti Volej, Fabiola Harxhi dhe më pas Ana Gjelaj e Vllaznisë, Xheka e Partizanit, Gashi e Teutës dhe Vokrri e Tiranës. Ndërkaq, trajneri Gurabardhi ka seleksionuar për të qenë pjesë e Kombëtares 6 sulmuese, ku bien në sy 3 nga Barleti Volej, Braho, Tuci dhe Gjermeni, ndërsa 3 të tjerat janë Matoshi (Tirana), Smajlaj (Teuta) dhe Shehu (Partizani). Si lojtare qendre Gurabardhi do të grumbullojë Nezën dhe Haskun të Barleti Volej, Thakën e Tiranës, Petazin e Vllaznisë dhe të vetmen nga Skënderbeu, Elena Bego. Janë dhe 3 libero që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e përfaqësueses, ku nuk mund të mungonte Eni Fagu, kampione me Barleti Volej, ndërsa janë dhe Llupo e Agolli përkatësisht të Teutës dhe Partizanit. Volejbollistet e grumbulluara do të kryejnë një seancë stërvitore më datë 25 shkurt, ndërsa e rëndësishme është që ashtu si meshkujt, edhe Kombëtarja e femrave po grumbullohet. Përsa i përket përfaqësueses së meshkujve, edhe ajo po kryen fazën e seleksionimit, ku trajneri Ylli Tomorri ka grumbulluar volejbollistë nga të gjitha trevat dhe synimi është formimi i një ekipi dinjitoz, për të marrë pjesë në eliminatoret e ardhshme.

 

Lista e volejbollisteve të Kombëtares

Organizatore

Fabiola Harxhi                        Barleti Volej

Ana Gjelaj                               Vllaznia

Çezarina Xheka                       Partizani

Ornela Gashi                           Teuta

Albana Vokrri                         Tirana

Sulmuese

Enkelejda Braho                     Barleti Volej

Esmeralda Tuci                       Barleti Volej

Romina Matoshi                      Tirana

Sejda Smajlaj                          Teuta

Armela Gjermeni                     Barleti Volej

Sara Shehu                              Partizani

Lojtare qendre

Klonarda Nezaj                       Barleti Volej

Sava Thaka                  Tirana

Klavia Petazi               Vllaznia

Malvina Tuci               Partizani

Elena Bego                  Skënderbeu

Sara Hasku                  Barleti Volej

Diagonaliste

Erblira Bici                  Barleti Volej

Iva Xhixha                              Partizani

Kejsi Matraku             Tirana

Paula Koçeku              Vllaznia

Libero

Eni Fagu                                  Barleti Volej

Amarilda Llupo                       Teuta

Ester Agolli                 Partizani

 

Trajner: Hasan Gurabardhi

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here