Rinovoi në maj, Boateng largohet nga Las Palmasi

Një sezon, shumë dashuri, gola e spektakël: Kevin-Prins Boateng kishte rigjetur qetësinë shpirtërore në Las Palmas, duke luajtur rre3gullisht dhe duke u kthyer në nivele të larta. Aq mirë ndihej ganezi në Ishujt Kanarie, saqë në maj rinovoi për 3 vite.

Por, sot ka ardhur befasia: mesfushori 30-vjeçar ka prishur kontratën me klubin spanjoll. Me një komunikatë zyrtare në faqen e vet, klubi i Primera në Spanjë njofton se ka gjetur marrëveshjen për prishjen e kontratës 3-vjeçare që kishte me Boatengun, kontratë e firmosur në maj të këtij viti. Sipas njoftimit, Boateng e ka kërkuar prishjen e kontratës pasi preferon të jetë më pranë familjes, në Gjermani.

Nuk dihet ende klubi i ri, por me shumë gjasa ish-ylli i Milanit dhe shumë klubeve të tjerë do të shkojë në Gjermani, gjithnjë nëse nuk ka marrë ndonjë ofertë super nga klube angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *