Rinovimi, ulje page për Jakovljeviç

Merkato është një nga temat kryesore në Vlorë. Deri më tani janë afruar Nedeljkoviç dhe Muarem, ndërkohë që pritet që edhe Veliu të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit. Në vijim pritet të ketë edhe dy afrime, një mesfushor qendre dhe një mbrojtës, por një çështje tjetër janë edhe largimet. Dy emra për të cilët ka dilema janë Ivan Jakovljeviç dhe Haxhi Neziraj. Mbrojtësi serb me pasaportë të Kosovës i ka mbaruar kontrata dhe burime nga klubi kanë saktësuar se mund të ketë një rinovim me ulje page, sigurisht nëse Jakovljeviç do pranojë. Neziraj, mesfushori që erdhi me bujë nga Zvicra janarin e shkuar, ka pasur shumë pak hapësira, ndaj ai mund të kërkojë tjetër destinacion gjatë muajit janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *