Rinovimi, Tirana dhe Kombëtarja: Jahmir Hyka flet hapur

Jahmir Hyka ndodhet në Tirana, pasi kampionati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar. Sulmuesi anësor ka folur për eksperiencën e tij në MLS me San Hoze Ërthkuejks. “E kam pasur ëndërr të luaj në Amerikë dhe m’u plotësua. Viti i parë ishte më i suksesshëm. shkuam në ‘play off’ pas 4 vitesh. Ky vit nuk shkoi sikur donim. Patëm shumë ndryshime. Edhe në aspektin personal nuk ishte nga më të mirë. Futbolli i ka këto. Në aspektin e jetës, gjithkush do donte të jetonte në Kaliforni”.

E ARDHMJA – Rinovimi i kontratës ishte një temë tjetër diskutimi. “Do diskutojmë me klubin, zgjatja e kontratës është me opsion. Kam kaluar mirë atje. Gjithçka është e hapur, të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Hyka për “Supersport”.

TIRANA – Hyka gjatë qëndrimit në Shqipëri do të stërvitet me Tiranën, klub për të cilin i qan zemra. “Në Amerikë kanë nisur pushimet, do stërvitem pak te Tirana. Ndaj jam këtu. Do doja ta ndihmoja ekipin, më qan zemra. Isha edhe në stadium. për momentin dua të luaj jashtë. Shpresoj të dalin nga kjo situata. U duhet të jenë sa më të qetë dhe të duruar për të dalë nga kjo situatë”, thotë anësori, i cili ka mbrojtur ngjyrat bardheblu në të shkuarën.

KOMBËTARJA – “Nations League e nisëm mirë dhe kishim shpresa. Është një periudhë tranzicioni, nuk është e lehtë për asnjërin. Normalisht nuk është optimale që ta mbyllësh me një humbje si ajo me Skocinë. Shpresoj që kjo fitorja e fundit të sjellë optimizëm dhe të ndryshojnë gjërat në vazhdimësi”, përfundoi Hyka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *