Rinovimi me Totenham, Harri Kejn vlen më tepër se Nejmar

Kryegolashënuesi i Botërorit në Rusi me 6 gola dhe lideri i Anglisë që beson te fitimi i titullit. Harri Kejn është bomberi që çdo skuadër e madhe e dëshiron, me në krye Realin e Madridit.

Pas performancave fantastike të kapitenit të “Tre Luanëve”, Totenhami vendosi ti rinovojë kontratën për tu mbrojtur nga klubet miliardere të Europës. Kejn, që shënoi 30 gola sezonin e kaluar në Premier Ligë me “Spurs”, firmosi vetëm pak javë më parë marrëveshjen e re.

Përmirësim i dukshëm i pagës, me sulmuesin që do të përfitojë 250 mijë euro në javë dhe kontratë pa një klauzolë ku përcaktohet shifra për ta blerë. Kjo është mënyra si Totenhami do të detyrojë pretendentët për lojtarin të ulen në tryezën e bisedimeve.

Një manovër, e cila sipas mediave angleze bën që çmimi i Harri Kejn të jetë më i lart se shifra prej 222 milionë eurove, të paguara nga Paris Seint Zhermen te Barcelona për prishjen e kontratës së Nejmar. Kapiteni i Anglisë vlen më tepër dhe këtë po e konfirmon në Botërorin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *