Rinovimi me mesfushorin, Milani me plan të qartë

Milani shpreson që të sigurojë kualifikimin dhe rikthimin në Champions pas shumë viteve mungesë. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit po punojnë për të përforcuar ekipin. Merkato mbahet peng nga realizimi i objektivit kryesor.

Nëse ekipi i Gatuzos e mbyll kampionatin në një nga katër vendet e para, atëherë arkat mbushen dhe është më e thjeshtë për të bindur ata lojtarë që po kërkon. Leonardo dhe Maldini po punojnë edhe në aspektin e rinovimeve.

Lukas Bilja është një prej tyre. Mesfushorit i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe ai përfiton një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Agjenti i tij ka fluturuar për në Itali dhe do të takohet nga afër me drejtuesit.

Këta të fundit pritet t’i ofrojnë një kontrate me një rrogë më të ulët. 33-vjeçari kërkohet nga Boka Zhuniors. Nëse rinovimi nuk vjen, Milani mund të vendosë ta shesë te klubi argjentinas.

Ata pak para të fituara dhe ruajtja e rrogës së tij do të shtonin diçka në arkat e kuqezinjve, të cilët do t’i përdornin për blerjen përfundimtare të Bakajokos nga Çelsi për shumën e 35 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *