Rinovimi me Juven, zbulohen dy kushtet e Alegrit

Masimiliano Alegri është në dyshim për qëndrimin e tij në krye të stolit të Juventusit. Trajneri livornez ka dështuar për të pestin vit radhazi të sjellë Championsin në Torino dhe ky fakt i ka bërë drejtuesit të jenë në dilemë nëse do të vazhdojnë me të. Ndërkohë, edhe vetë strategu italian ka kushtet e tij për të pranuar të vijojë për të gjashtin vit aventurën me bardhezinjtë.

Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri Alegri kërkon nga presidenti Anjeli një besim “të verbër” tek ai. 51-vjeçari dëshiron një kontratë trevjeçare deri në vitin 2022. Ai gjithashtu kërkon një rritje të ndjeshme të pagës. “Konti” Maks aktualisht paguhet rreth 7 milionë euro në sezon dhe është trajneri më i paguar në kampionatin italian.

Ndërkohë që trajnerët që fliten si pasardhës të tij presin akoma, ofertat nuk i mungojnë. PSG është një prej tyre. Kampionët e Francës janë gati të shkarkojnë Tuhel për të vënë italianin në krye të stolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *