Rinovimi me Bajernin? Riberi hedh hapin e parë

Frenk Riberi po përjeton një rini të dytë dhe është një nga lojtarët më në formë të Bajernit të Mynihut. 35-vjeçari ka shënuar 4 gola në tre ndeshjet e fundit, ndërsa ekipi i Kovaç ka lënë pas krahëve krizën e pësuar në fillim të sezonit.

Francezit i skadon kontrata me gjigantët gjermanë në verën e ardhshme, ndërsa ai mund të rinovojë për të disatën herë. Riberi luan me Bajernin që nga viti 2005, është i lidhur shumë me ekipin, qytetin dhe është rikthyer të zbavitet në fushën e blertë.

Siç raporton “Goal.com”, sulmuesi i krahut ka hapur mundësinë e qëndrimit dhe për një vit tjetër te Bajerni. Ai ka konfirmuar dëshirën e tij për të vazhduar eksperiencën, edhe pse ka oferta të ndryshme me Gallatasarajin në krye, që kërkon ta rikthejë aty ku mori dhe pseudonimin “Ferraribery”.

Tashmë topi ka kaluar në duart e drejtuesve, të cilët do i ofrojnë lojtarit kontratën e re me siguri, duke parë dhe formën fantastike që po kalon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *