Rinovimi i Ze Marisë dhe rindërtimi i Tiranës

Dy ndeshje dinjitoze ndaj Makabit të Tel Avivit, Superkupa e fituar kundër Kukësit, vendi i parë në kampionat dhe me një këmbën në çerekfinalen e Kupës, duke mundur madje 2-0 Vllazninë. Tirana e ringjalljes mesa duket ka një udhëheqës shpirtëror, trajnerin Ze Maria. Kur klubi e punësoi në fillim të qershorit, opinioni kishte disa dyshime. “Ky është një shou, çfarë bën një emër kaq i madh i futbollit të luajtur në Kategorinë e Parë?”. Klubi po e bën të bindë opinionin. Njerëzit kishin një farë të drejte. Shpesh trajnerët e huaj, madje dhe ish-lojtarë të mëdhenj, kishin dështuar me ceremoni. Tirana i mbylli veshët me pipëza dhe vazhdoi punën. Kishte dhe nga ata që i bënin llogaritë. “Çfarë i duhet Tiranës një staf kaq i shtrenjtë për momentin që po kalon?”

Sot Ze Maria dalëngadalë po shndërrohet në një markë. Jo vetëm rezultatet, por dhe mënyra si po punon dhe daljet publike të kuruara, të drejtpërdrejta dhe jashtëzakonisht interesante. Për më tepër,ka filluar të rikthejë besimin. Ata janë vërtet në Kategorinë e Parë, por nëse mundin kështu Kukësin dhe Vllazninë, tregon që po sillen si një skuadër e Superiores. Klubi e fitoi bastin me emërimin e Ze Marisë, por dhe Ze Maria e fitoi bastin në një ambient të vështirë, me probleme të brendshme dhe të jashtme e madje dhe me një konflikt të hapur me tifozërinë.

Tani ka mbetur vetëm një detaj: rinovimi i kontratës. Ky projekt duhet të vazhdojë me Ze Marinë. Asnjë trajner nuk ka qëndruar te Tirana më shumë se 16 muaj në 23 vitet e fundit. Kjo është një statistikë e trishtë, që nuk duhet marrë në konsideratë. Nëse Ze Maria po sillet si superior, përse të mos ia besosh që tani atij projektin e Tiranës në Superuiore? Nëse klubi bëri mirë që e mori në verë, do bënte akoma më mirë nëse do t’i jepte mundësinë që tani të rinovonte kontratën. Por që tani, jo në momentin kur Ze Maria mund të thotë: këtu më kishit, përse nuk më thatë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online