Rinovimi i Hysajt, zbulohen kërkesat e agjentit të shkodranit

0

Elseid Hysaj është pranë rinovimit të kontratës me klubin e Napolit. Drejtuesit e Napolit refuzuan ofertën e Çelsit, që i siguronte mbrojtësit të djathtë një rrogë prej 4 milionë eurosh në sezon plus bonuse, ndërsa siç citon “Rai Sport”, agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, po vazhdon negociatat me klubin dhe kërkon një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për 24-vjeçarin.

Xhufredi do të presë deri në dhjetor dhe nëse klubi nuk i ofron rinovimin mbrojtësit të kombëtares, ai nuk do të rinovojë kontratën me Napolin.

Klubi po punon për rinovimin e tij dhe të polakut Zielinski, por i duhet të plotësojë kërkesën e lojtarit për rritje rroge. Përndryshe, ai nuk do të rinovojë dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg “San Paolos”. Aktualisht shkodrani përfiton 1.6 milionë euro në sezon.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg