Rinovimi dhe merkato, Shkëmbi tregohet i sinqertë

Bledi Shkëmbi do të vijojë të mbetet në krye të Teutës. Pati dyshime fillimisht, por presidenti Edmond Hasanbelliu është bindur dhe ka vijuar projektin me teknikun korçar. Për nënshkrimin e kontratës së re Shkëmbi nuk është menduar shumë.

“Ishte diçka normale për të dyja palët. Gjithë vitit kemi qenë të kënaqur me klubin dhe me presidencën që ka qenë shumë korrekte. Jo më kot erdhi suksesi. Ishte një rinovim i arritur për pak minuta” është shprehur Shkëmbi për RTSH Sport.

Ai ka folur edhe në lidhje me merkaton dhe objektivin për të kaluar një tur në kupat e Europës. “Po mundojmë për merkaton. Do bëjmë disa ndryshime, baza e ekipit do të jetë po kjo që është. Do bëjmë afrime qe të jemi më kompetitivë”, ka deklaruar trajneri i durrsakëve.

Më tej Shkëmbi ka shtuar: “Synimi është të kemi sukses, pra të kalojmë një tur minimumi. Shpresojmë të kemi fat në short, është shumë e rëndësishme. Do ishte gjë e mirë për ne si staf dhe për klubin që të kalonim një tur në Europë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *