Rinovime te Tomori, firmosin dy titullarë

0

Tomori po përgatitet për sezonin e ri. Objektivi i klubit dhe tifozërisë beratase është rikthimi në Superiore. Drejtuesit kanë rinovuar me dy nga lojtarët, që ishin pjesë e ekipit dhe në sezonin e kaluar.

Genald Sharavolli dhe Endri Mersini kanë zgjatur aventurën e tyre me ekipin, duke rinovuar kontratat respektive. Sharavolli aktivizohet në rolin e mesfushorit, ndërsa 24-vjeçari Mersini luan në rolin e mbrojtësit, por edhe të mesfushorit.

Tomori bën pjesë në grupin B të kategorisë së parë dhe kundërshtarët e beratasve do të jenë: Apolonia, Lushnja Elbasani, Besa, Egnatia , Pogradeci, Orikumi, Bylis, Turbina. Kategoria e parë nis sezonin e saj me datë 9 shtator.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.