Rinovim me pagë 300000 € në javë, ylli i Mançester Junajtid e refuzon

Mançester Junajtid ka arritur të fitojë qetësi dhe të largojë disi presionin falë fitores  ndaj Njukasëllit. Por, në horizont po del një tjetër problem për “djajtë e kuq”. Bëhet fjalë për  portierin spanjoll David De Gea, i cili ka refuzuar së fundmi një ofertë për rinovimin e kontratës së tij me klubin anglez.

Kontrata e aktuale e gardianit mbaron në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e Mançesterit duan që 27-vjeçari të rinovojë me çdo kusht. Oferta e parë që i ka bërë klubi është referuar pavarësisht pagës së majme, që sipas medieve angleze shkon deri në 300000 euro në javë, çka do ta bënte atë lojtarin më të paguar në klub pas kilianit Aleksis Sançez.

Nuk ka dyshim që shumë shpejt do të vijë një ofertë më e mirë për De Gean, por nuk përjashtohet mundësia që agjenti i spanjollit të ketë filluar kontaktet me ndonjë klub tjetër, ku për momentin përflitet për një interesim nga ana e francezëve të PSG-së, që nuk po kanë shumë besim te aftësitë e gardianit Alfons Areola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *