Rinovim dhe huazim, lëvizja e fundit e Mançester Sitit

Mançester Siti i ka zgjatur kontratën një prej lojtarëve të huazuar, mesfushorit Xhek Herrison. Siti atë e ka blerë nga Nju Jork Siti në vitin 2017 për shumën e 4.5 milionë eurove dhe e ka lënë në huazim gjatë kësaj periudhe.

“Qytetarët” nuk do ta rikthejnë as këtë sezon në ekipin 22-vjeçarin, i cili sezonin e shkuar u aktivizua rregullisht me Lids Junajtid. Në komunikatën e bërë nga Siti, thuhet se Herrison do të jetë i tyre deri në vitin 2022, duke e zgjatur edhe me një vit kontratën.

Gjithashtu saktësohet se edhe këtë sezon ai do të duhet të luajë në Championship me Lidsin. Herrison ishte një nga lojtarët më të spikatur kampionatin e fundit, teksa u aktivizua në 39 ndeshje dhe shënoi 4 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *