Rinis “vallja”, këtë javë pritet trajneri i ri i kombëtares

0

Pas javësh të tëra thashethemesh, emrash pa fund, realë e imagjinarë, duket se ka ardhur koha që të mësojmë emrin e ri të trajnerit të kombëtares.

“Supersport” raporton se tashmë në listën finale të presidentit Armand Duka kanë mbetur vetëm 3 emra: Kristian Panuçi, Luixhi De Kanio dhe Valter Zenga.

Pikërisht një nga këta të tre do të emërohet këtë javë si pasues i Xhani De Biazit, një shembull për të tre, sepse realisht asnjeri nuk ka ndonjë CV fantastike.

Luixhi De Kanio është me eksperti, duke drejtuar disa klube në Itali, por edhe QPR në Angli për një sezon, ndaj logjika çon tek ai, duke qenë se vetë Duka ka deklaruar se preferon trajner ekspert.

Megjithatë, gjithçka vendoset ktë javë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here