Ringritja e Parmës, kthehet legjendari Krespo

0

Një ikonë e futbollit italian në vitet ’90, një shembull se si provinca mund të prodhojë klube të mëdhenj, Parma prej disa vitesh vuan në kategoritë e ulta, si pasojë e falimentimit.

Tani më në fund Parma është kthyer në futbollin e madh, sepse ka siguruar kthimin në Serinë B italiane.

Një ndër lëvizjet e para të klubit të famshëm këtë verë është emërimi në postin e zëvendëspresidentit të Hernan Krespos.

Argjentinasi legjendar është një mit në Parma dhe prania e tij në grupin drejtues të Parmës është një sinjal i qartë se synohet kthimi te lavdia e dikurshme dhe forcimi i lidhjeve me tifozët, që në fakt as në Serinë D nuk e braktisën ekipin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.