Ringjallja e Xhakës, gol dhe finale kupe!

0

Arsenali, si zakonisht, të jë gojëhapur! E bën zakonisht për keq, por ndonjëherë befason të gjithë për mirë, sepse sot ka mundur 2-1 Çelsin dhe ka siguruar finalen e Kupës së Ligës, kundër Mançester Sitit.

Në Stamford Bridge nuk doli në dritë asnjë gol, por me periudhën e erët që po përjeton Arsenali, pakkush priste fitore prej tyre. Megjithatë, magjistari Venger ka ende disa sekrete dhe sot gatoi një tjetër sukses të bujshëm.

Që në fillim Çelsi e nisi fort, sepse iu anulua një gol Pedros dhe në minutën e shtatë shënoi Eden Hazard. Gjithsesi, goditja nuk u ndje shumë nga Arsenali, që barazoi 5 minuta më vonë, kur një godijte me kokë nga Naço Monreal u përplas te Markos Alonso, më pas te Rydiger dhe shkoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë erdhi momenti i artë i Granit Xhakës, i cili në minutën e 60-të u gjend pak metra larg portës dhe kur i erdhi një top, me zgjuarsi reagoi, duke e çuar në rrjetë, me një reagim perfekt.

Gol i çmuar, që vendosi fatet e kualifikimit, sepse sulmet e Çelsit nuk prodhuan asnjë gol deri në fund. Gol i madh edhe për mesfushorin me origjinë shqiptare, sepse është kritikuar jo pak kohët e fundit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.