“Rilindja” pas 9 muajsh, Basha merr dhuratën më të bukur për ditëlindje!

0

 

Anton Cicani

Dy dhurata për ditëlindje. Nuk mund të niste më bukur viti 2015 për Migjen Bashën.

Mesfushori kosovar dje ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë. Ai po e bënë rikthimin e tij me Torinon pas plot nëntë muajsh të qenit jashtë shkaku i operimit në këmbën e tij. Migjeni është grumbulluar për sfidën e radhës të Torinos kundër Kievos e cila zhvillohet sot. Për më tepër, Basha sot feston ditëlindjen e tij dhe kjo ishte dhurata më e mirë që mund të merrte. “Kam marrë dy dhurata për ditëlindje dhe kjo është diçka e bukur për mua. Më ka telefonuar trajneri për të më thënë se jam i grumbulluar për këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur me një gjë të tillë. Edhe pse ende nuk jam rikuperuar plotësisht, trajneri më tha se nëse ka nevojë do të më shfrytëzojë për këtë takim. Sigurisht, s’duhet të nxitohem aspak, por do të mundohem që të gjendem gati”, tha Basha, që më pas shtoi: “Mezi pres që të kthehem edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, që më mungon shumë”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.