“Rilindja” e De Brujn: Se harroj bisedën me Murinjon, u shtanga kur hapi letrat!

Kevin De Bryjn ka zbuluar një nga momentet që i ka dhënë mundësi të jetë ky lojtar që është sot. Ky moment është një bisedë me ish-trajnerin e tij te Çelsi, Zhoze Murinjo. Londinezët e patën blerë belgun nga skuadra e Genk në vitin 2012. Te blutë ai nuk arriti të gjente hapësira dhe regjistroi vetëm 9 ndeshje zyrtare.

Belgu vendosi të largohej dhe e bëri. U ble nga Volsburgu për 22 milionë euro, ku fitoi vendin e titullarit dhe u shndërrua në një yll. Mançester Siti e mori nga “ujqërit” gjermanë për plot 74 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta për “qytetarët”.

27-vjeçari kujton si një moment kyç kalimin e tij nga Çelsi te skuadra gjermane. Pasi lojtari kishte kërkuar largimin nga “Blutë e Londrës”, Zhoze Murinjo e kishte ftuar në zyrën e tij për të parë atë çfarë mesfushori kishte bërë për skuadrën.

Trajneri ishte treguar i sinqertë me djaloshin. Portugezi ishte shprehur se ai ishte zgjedhja e pestë apo e gjashtë, pasi statistikat e lojtarëve të tjerë ishim shumë më të mira. De Bryjn më pasi i kishte kërkuar largimin dhe Murinjo me keqardhje e kishte lejuar.

Një bisedë më Murinjon mendoj se është momenti i dytë më i rëndësishëm në karrierën time. Ai më thirri në zyrë. Kishte disa letra në dorë dhe tha: ’Një asist, zero gola dhe dhjetë rikuperime të topit’. Mu desh një minutë për ta kuptuar. Më pas filloi të lexonte statistikat e lojtarëve të tjerë si Uillian, Oskar apo Mata. Ato kishin shifra si 5 gola, 10 asiste, diçka e tillë.

Unë i thashë se disa prej këtyre lojtarëve kanë luajtur 20 ndeshje, ndërsa unë vetëm tre të tilla. Më foli mbi idenë e një huazimi. Pastaj u shpreh: ’Nëse Mata largohet, ti do kalosh nga zgjedhja e gjashtë në të pestën’. I thashë se ndihem sikur klubi nuk më dëshiron dhe dua të më shesësh.

Mendoj se në atë moment Murinjo ishte disi i zhgënjyer. Gjithsesi, them se e kuptoi se më nevojiteshin minuta. Klubi më shiti dhe mori më shumë para se sa shpenzoi për mua. Në Volsburg gjeta një situatë shumë më të mirë”, përfundon ylli i Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *