Rilindja e Benzemasë, tani nuk shpërdoron më!  

Karim Benzema duket se ka rilindur këtë edicion! Francezi po bën mjaft mirë dhe së bashku me Bejlin kanë bërë që të mos ndihet thuajse aspak mungesa e Ronaldos. Këtë edicion, sulmuesi ka shënuar 4 gola deri më tani, çka dëshmojnë dhe formën e tij të mirë.

Gjithsesi, duhet përmendur se këtë edicion Benzema është shumë më i përgjegjshëm se një edicion më parë, ndoshta dhe për faktin se nuk është më në hijen e portugezit.

Për të shënuar 4 gola, Benzemasë i është dashur që ta godasë vetëm 5 herë portën e kundërshtarëve. Një edicion më parë ju deshën plot 19 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër golash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *