Rikthimi i Patos te Milani? Reagon lojtari

Alesandro Pato mbetet një ndër futbollistët më të dashur për tifozët e skuadrës së Milanit dhe prandaj lajmi i publikuar nga “Gazzeta dello Sport” mbi një rikthim të mundshëm në Milano të 29-vjeçarit ka shkaktuar shumë bujë.

Por, nuk ka vonuar as reagimi i lojtarit, i cili me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “twitter” ka përgënjeshtruar lajmin e nxjerrë nga gazeta italiane, duke e bërë të qartë se ndihet shumë mirë në kampionatin kinez, ku luan për skuadrën e Tianzhin Kuanzhian.

“Kurrë nuk kam thënë që do të iki nga Tianzhin Kuanzhian. Nuk kam thënë  se do të kthehem te Sao Paolo dhe kurrë nuk thënë se do të iki te Milani”, njoftoi braziliani, i cili është një ndër lojtarët më të dalluar të këtij viti në kampionatin kinez me 15 gola në 22 aktivizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *