Rikthimi i madh i kombëtares, Tifozët Kuq e Zi

Shqipëria pret Izraelin më 7 shtator në “Elbasan Arena”, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi këtë herë do të ketë edhe mbështetjen e Tifozave Kuq e Zi, të cilët kanë thyer bojkotin e vendosur.

Kjo nuk erdhi në mënyrë të rastësishme, por pasi kanë marrë garancitë e duhura nga FSHF dhe Policia e Shtetit për plotësimin e kushteve të paraqitura, një prej tyre edhe largimi i forcave të rendit nga tribuna ku ata qëndrojnë. Vendimi i thyerjes së bojkotit konfirmohet edhe nga njoftimi i tyre për organizimin e sfidës me Izraelin.

Të nderuar tifozë, me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për ndeshjen e radhës:

Shqipëri – Izrael (Liga e Kombeve, kualifikuese)
07 shtator 2018, ora 20:45, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Çmimi i biletave për anëtarë:
1000 lek/ 8 euro* | Tribuna C2

Afati i fundit për rezervim: 30 gusht 2018, ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *