Rikthimi i Kavanit te Napoli? Avokati bën tifozët të ëndërrojnë

Edinson Kavani është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe një idhull i tifozëve të Napolit. Uruguaiani kaloi tre sezone fantastike te Napoli, ndërsa aktivizohet me PSG që nga viti 2013.

Ëndrra e tifozëve është rikthimi i Kavanit në Napoli dhe për të rritur shpresat e tyre, ka menduar avokati i sulmuesit. Pas fjalëve të Aurelio De Laurentis, i cili u shpreh se “dyert janë të hapura për Edin, i cili do të ishte perfekt për Ançelotin. Në zemrën time nuk jam zemëruar kurrë me të”, ka menduar tjetërkush të rrisë entuziazmin e tifozëve napolitanë.

Avokati i 31-vjeçarit, Xhenaro Familjeti, ka folur për “Radio Crc”, duke lënë të hapur mundësinë e kthimit të lojtarit në jugun e Italisë. “Kavani e dashuron tmerrësisht shumë Napolin. Rikthimi i tij varet nga shumë gjëra, por besoj se dëshira për t’u rikthyer është në zemrën e tij. Besoj se ai po e mendon një gjë të tillë. Një gjë është e sigurt: Napoli ka nevojë për një sulmues të madh dhe të kesh Kavanin përsëri në ekip, do të thotë të luftosh në mënyrë të barabartë me ekipet e mëdha në Itali dhe Europë”, përfundon avokati i lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *