Rikthimi i Higuain: Asgjë për të shlyer, jam i lumtur dhe dua të ndihmoj Milanin

Milani do të presë nesër ekipin e Dundelanzhit në “San Siro” për kuadër të Europa League. Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër, ndërsa në organikë rikthehet dhe Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka dhe një ndeshje dënim për të shlyer në kampionat, për shkak të dënimit të marrë nga kartoni i kuq dhe sjellja e ekzagjeruar kundër arbitrit të ndeshjes me Juventusin.

Pipita e ka lënë pas krahëve atë episod dhe objektivi është shlyerja e mbrëmjes së shëmtuar kundër Juves, mes penalltisë së humbur dhe kartonit te kuq, edhe pse fjala “shlyerje faji” nuk i pëlqen Pipita-s.

EPISODI – “Është një fjalë që e kam dëgjuar gjatë gjithë karrierës time, por as unë, as Milani nuk kemi asgjë për të shlyer. Luaj prej 13 vitesh në Europë dhe do ta provoj se gabimi kundër Juves më ka përmirësuar. Dua t’ia provoj klubit se nuk ka gabuar që ka investuar tek unë. Do të ndihmoj Milanin për të arritur objektivat dhe mund të jap akoma më shumë nga vetja.”

DUNDELAZH – “Është thjeshtë një ndeshje futbolli, që duhet fituar për të hedhur një hap përpara në Europa League. Nuk është e mirë për mua të qëndroj jashtë, kam shumë dëshirë për të luajtur dhe për të ndihmuar Milanin në arritjen e objektivave. E kuptoj që ‘shes’, nëse them se ndihem keq këtu, ose që jam nervoz, por mua më intereson vetëm ajo çfarë ndjej. Klubi dhe skuadra e dinë mirë se jam i lumtur te Milani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *