Rikthimi e gjen sërish me ekipin e parë të Chelsea-t, Armando Broja vihet nën urdhërat e Frank Lampard

0

Armando Broja i është kthyer stërvitjes në Angli pas ndërprerjes nga pandemia, por rikthimi e ka gjetur në ekipin e parë të Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me skuadrat zinxhirë të bluve të Londrës dhe ekipi A ka qenë shpërblimi që Frank Lampard i dha disa muaj më parë. Ishte pikërisht përpara se kampionati të ndërpritej , ku Broja shkeli për herë të parë në fushën e lojës me fanellën e Chelsea-t A.

Por kjo ndoshta nuk do të jetë ndeshja e vetme kur talenti kuqezi do të luajë nën urdhërat e Lampard, teksa sezoni i ngjeshur përpara mund të bëjë që trajneri anglez të hedhë sytë edhe nga Akademia, gjë të cilën e ka bërë që nga fillimi i punës së tij në stolin e bluve. Armando Broja është stërvitur ditën e sotme me ekipin e parë dhe këtë gjë e bën të ditur vetë sulmuesi me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ku shkruan: “Një ditë e parë e mirë me ekpin e parë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.