Rikthim te Skënderbeu? Ky veprim i Dajës tregon shumë…

Ilir Daja ishte shumë pranë akordit me klubin e Kukësit, për të vazhduar punën e tij si trajner i verilindorëve pas largimit nga Flamurtari. Megjithatë, dakordësia me kreun e klubit të Kukësit, Safet Gjici, nuk u arrit dhe Daja është momentalisht pa skuadër.

Sot, SportEkspres ka mësuar se tekniku Daja i është bashkuar grupit të lojtarëve të skuadrës së Skënderbeut në “WhatsApp”. Tashmë, një rikthim i trajnerit kryeqytetas te “Ujqërit e Dëborës”, duket edhe më i mundshëm.

Me ekipin e Skënderbeut, Daja ka qenë shumë i suksesshëm. Tekniku 52-vjeçar i ka drejtuar bardhekuqtë në 77 ndeshje, si dhe ka fituar kampionatin në sezonin 2017/18. Gjithashtu, Daja fitoi atë sezon dhe Kupën e Shqipërisë me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *