Rikthim në kafaz kundër Mekgregor? Khabib vendos “veton”

Khabib Nurmagomedov ka arritur një status legjendar pas fitores në tetor ndaj irlandezit Konor Mekgregor. Tani, shumë vetë e konsiderojnë rusin si luftëtarin më të mirë në histori përsa i përket divizionit të peshave të lehta (deri në 70 kg), dhe këtë e mbështetet rekordi i veçantë i tij me 27 fitore në 27 duele.

Për momentin, Khabib dhe Mekgregor, po presin vendimin përfundimtar që do të nxjerrë hetimi i komisionit të Nevadës, ndërsa më pas kreu i “UFC”-së, Dana White do të vendosë nëse palët do të takohen sërish në kafaz. Megjithatë Khabib nuk është i këtij mendimi.

“Ai nuk e meriton një duel të dytë. Para përballjes së kaluar ai tha lloj lloj gjërash, por kur u futëm në ring ai nuk bëri asgjë”, tha Khabib para gazetarëve në Australi.

Pavarësisht fjalëve të Khabib, një përsëritje e duelit do të xhironte me qindra miliona dollarë për kompaninë e “UFC”, por natyrisht edhe për të dy luftuesit e arteve marciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *