Rikthim i bujshëm? Juve përgatit ofertën për Pogba

Pol Pogba është dëshira më e madhe në Torino për këtë merkato. Francezi me deklaratën e tij të fundit ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet dhe Juventusi është një nga ekipet që ka muskujt financiarë të marrë kampionin e botës. Mesfusha është një repart, ku ka nevojë për ndërhyrje dhe ardhja e një ylli si Pobga do të ishte dhurata më e mirë e mundshme për Sarrin.

“Mirror” bën të ditur se drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të dërgojnë ofertën e parë për klubin e Junajtid. Vlera e kësaj tentative fillestare do të jetë plot 140 milionë euro. Një shifër edhe më e çmendur se ajo, që paguan anglezët në vitin 2015, për ta shkëputur nga “Zonja”.

100 milionë eurot e derdhura në arkat e Juventusit përbënin një rekord në tregun e atëhershëm. Junajtid nuk është i gatshëm ta lërë të lirë. Ata kanë pregatitur një kontratë të re me pagë prej 27 milionë euorsh. Mbetet për t’u parë se cila është dëshira e vërtetë e yllit francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *