Rikthim fantastik, Roshi i sinqertë për skemën e Rejës

0

Odise Roshi u rikthye të luajë për kombëtaren shqiptare pas më shumë se një viti mungesë. Sulmuesi anësor ka lënë pas krahëve dëmtimin në gju dhe në sfidën e sotme shpërbleu besimin e trajnerit Edi Reja duke dhënë asistimin e golit.

“T’iu them të vërtetën kisha dëshira të luaja, pasi kishte kaluar një kohë e gjatë që nga ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Nuk ka rëndësi për kë shërbej, qoftë Balaj, Sadiku ose Cikalleshi. Bekimin e kam shok të ngushtë natyrisht, por kombëtarja në radhë të parë”.

SKEMA DISAVANTAZH ? –“Është e vërtetë, por nëse rezultatet vijnë trajneri s’ka pse ta ndryshojë skemë. Kishim shumë kohë që s’merrnim një rezultat pozitiv dhe sot sikur nxorrën atë dufin“

Mesfushori Amir Abrashi nuk i fshehu emocionet në intervistën për “Supersport”. Futbollisti nga Gjakova beson se kjo fitore e mban ekipi kombëtar ende në garë për kualifikim për në “Euro 2020”.

Mu bë shumë qejfi shumë për këtë fitore. Ky rezultati i duhej skuadrës. Mu bë qejfi Cikalleshin që shënoi, është një sulmues shumë i mirë. Me Islandën nuk bëmë një ndeshje të keqe, por me këtë fitore hyjmë sërish në gol. Sado që shanset t’i kemi vogla do provojmë deri në fund”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.