Rikthehet Superiorja, hapet dhe mbyllet me supersfida

0

Superiorja rikthehet në fundjavë. Do të luhet java e 25-të e kampionatit dhe nga tani e tutje do të zhvillohen vetëm katër takime. Gjithçka nis me përballjen Skënderbeu-Kukësi, që zhvillohet të shtunën në Korçë prej orës 17:00.

Të dielën dy sfida luhen në orën 14:00. Në Laç vendasit presin Flamurtarin, kurse Kastrioti do të luajë me Tiranën. Ndeshja me shumë mundësi do të luhet në Durrës, për shkak se krutanët janë të dënuar. Java e 25-të mbyllet me një takim mjaft interesant. Partizani i vendit të parë zbret në fushë dhe synon të mundë Teutën, aktualisht e treta në klasifikim. Durrsakët duan Europën dhe do tentojnë të mos dalin pa pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25

E shtunë, më 16 mars 2019
Ora 17:00 | Skënderbeu-Kukësi

E diel, më 17 mars 2019
Ora 14:00 | Laçi-Flamurtari
Ora 14:00 | Kastrioti-Tirana
Ora 17:00 | Partizani-Teuta

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.