Rikthehet spektakli në ring, “Fjuri vs Uajlldër” 99% e kryer

Bota e boksit të peshave të rënda ka rënë në një përgjumje totale që prej duelit midis Antoni Xhoshuas dhe Vladimir Kliçkos në prillin e 2017-ës. Por, fatmirësisht për fansat e boksit së shpejti mund të konkretizohet një duel fantastik midis dy gjigantëve të peshave të rënda, Deontei Uajlldër dhe britanikut Tajson Fjuri.

Sipas “BBC” dueli mund të zhvillohet në muajin nëntor ose dhjetor. Amerikani Uajlldër zotëron prej disa vitesh brezin e “WBC”, i vetmi brez që nuk zotërohet nga bashkëkombësi i Fjurit, Antoni Xhoshua. Fjurit do i duhet të mposht fillimisht boksierin italian Pianeta më datë 18 gusht, objektiv ky që mund të cilësohet si një lojë fëmijësh për të, të paktën në letër.

Dueli ndaj Uajllderit do t’i japë Fjurit mundësinë për t’u rikthyer në pronësi të një brezi kampioni, tri vite nga pezullimi i tij nga bota e boksit për shkak të evidentimit të përdorimit të kokainës nga 29-vjeçari . Mbas përfundimit të duelit, fituesit do t’i hapet rruga për përballjen me mbajtësin e tri brezave kampion dhe boksierin më të mirë të momentit, Antoni Xhoshua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *