Rikthehet kriza në Hamburg, nuk shpëton as Mavraj

0

Krizë: fjala më e përdorur dhe më e urryer te Hamburgu këto vitet e fundit.

Klub me histori të madhe, që nuk ka rënë kurrë nga Bundesliga, Hamburgu ka disa vite që flirton me Bundesligën 2 dhe duket një deja-vu edhe këtë sezon.

Në fakt, në janar klubi investoi fuqishëm, duke sistemuar mbrojtjen me dyshen e qendrës Mavraj-Papadopulos, ndërsa deri në mars rezultatet ishin shumë të mira, aq sa u duk se po afrohej mesi i tabelës.

Që aty, lodra u prish: 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, mungesë qetësie, gabime pa fund e motivim i ulët.

Çfarë po ndodh me Hamburgun? Mediat në Gjermani po tregohen të pamëshirshme dhe e cilësojnë një dështim total edhe këtë sezon. Milionat e shpenzuar janë mbi 40 këtë sezon dhe pronari Klaus-Mikael Kyne ka bërë të pamundurën, por rezultatet nuk varen nga shpenzimet dhe duhet një plan afatgjatë për ndërtimin e një skuadre.

Nën akuzë edhe yjet e skuadrës, duke nisur nga qendërmbrojtësit: Papadopulos vrapoi vetëm 8.4 km në Augsburg dhe bëri gabime pa fund, si rrallë këtë sezon. Mavraj në Hamburg ka luajtur disa ndeshje të shkëlqyera, por kohët e fundit ka pasur rënie të theksuar, duke bërë shumë gabime, më shumë sesa në Këln, ku kishte një rendiment shumë konstant.

Shifrat janë të tmerrshme: Hamburgu është skuadra që u lejon më shumë raste të pastra për shënim kundërshtarëve (58), ndërsa ka edhe fat, sepse kundërshtarët kanë goditur 14 herë shtyllat e traversën, rekord sezonal në Bundesligë.

Vetëm 30 gola të shënuar, më keq vetëm Darmshtati i vendit të fundit me 26 gola: çatia e Hamburgut fut ujë në çdo krah.

Mavraj ishte ndër të paktët që foli pas humbjes në Augsburg: “Jemi të zhgënjyer, nuk ishte paraqitje e denjë për një skuadër si Hamburgu”.

Bild shkruan: Fjalë, asgjë më shumë. Le ta tregojnë të dielën ndaj Maincit a kanë nxjerrë ndonjë mësim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image