Rikthehet Greca, Mema ka mbështetjen e Halilit

0

“Do vazhdojë, për mua mund të vazhdojë gjithë jetën. Nuk kam asnjë problem për Memën”, ishin këto fjalët e Refik Halilit pas derbit, që tregojnë qartë se trajneri Ardian Mema po e bën punën si duhet dhe problemet e bardhebluve duhen gjetur diku tjetër.

Faza e dytë te Tirana ka qenë një “masakër”, pasi 24 herë kampionët e fundit ende nuk kanë fituar. Nga fitorja me Kastriotin janë bërë 8 ndeshje pa marrë pikë të plota dhe këtë fundjavë skuadra kryeqytetase do të përballen sërish me krutanët.

Fitorja është detyrim, ndërkohë që trajneri Mema do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin anësor Bedri Greca. Ky i fundit mungoi në derbi për shkak se kishte plotësuat numrin e katër kartonëve të verdhë. Kundër krutanëve pritet titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.