Rikthehet Fjuri: Mund lehtësisht Pianetën dhe sfidon Uajlldër në ShBA

Tajson Fjuri mundi me lehtësi Françesko Pianeta në duelin e tij të dytë që pas rikthimit nga pezullimi 2-vjeçar si pasojë e përdorimit të kokainës. Boksieri anglez u ndesh në qershor dhe shqiptarin Sefer Seferi. Tani 30-vjeçari nuk ka më kohë për t’ë humbur dhe do të kërkojë të rikthehet te fitimi i brezave të kampionëve.

Kundërshtari është gati, dhe ai fut në ring menjëherë pas përfundimit të takimit. Bëhet fjalë për amerikanin Deontei Uajlldër, i cili është zotëruesi i titullit “WBC” dhe ka një rekord të frikshëm në 40 duele, ku regjistruar po 40 fitore, 39 prej të cilave me “Knock-Out”.

Përballja do të zhvilohet në Amerikë dhe pritet të vendosë rekorde në termat e marketingut. Fituesit të duelit midis Fjurit dhe Uajlldër do t’i hapet rruga për ndeshjen e shumë pritur ndaj Anglezit Antoni Xhoshua, i cili është dhe mbajtësi i tri brezave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *